KËRCËNUES mb.

  • 1. Që përdoret si mjet a si mënyrë për të kërcënuar dikë; që përbën një kërcënim, që shpreh kërcënim. Fjalë kërcënuese. Mjet kërcënues. Letër kërcënuese. Me zë (me ton) kërcënues. Vështrim (qëndrim) kërcënues. Pamje kërcënuese.
  • 2. Që afrohet për t'i bërë dikujt një të keqe, që mund të dëmtojë a të sjellë fatkeqësi; i mundshëm (për një rrezik a të keqe). Gjendje kërcënuese. Rrezik kërcënues.