KËRDIS kal.

  • 1. edhe jokal. Vras a pres ose shkaktoj vdekje në masë; shfaros; i sjell fatkeqësi të madhe; i shkaktoj dëm të madh dikujt a diçkaje, e fik, e shuaj; bëj kërdinë. I kërdisi me mitraloz. E kërdisëm armikun. I kërdiste malaria.
  • 2. Lodh shumë, rraskapit, shuaj, shemb; mundoj, sfilit; e rrah shumë dikë, e shqep në dru. I kërdiste në punë. E kërdisi me grushte. E kërdisi për vdekje.
  • 3. fig. I them dikujt fjalë shumë të rënda; e teproj duke i thënë diçka, ngop, shemb. E kërdisi me gënjeshtra (me të shara).