Hape menynë kryesore

kërleshem

KËRLESHEM vetv.

  • 1. Më ngrihen flokët a qimet përpjetë nga të ftohtët ose nga inati (për njerëzit dhe për kafshët). U kërlesh nga inati (nga të ftohtët). U kërlesh macja (qeni).
  • 2. Përleshem, kapem me dikë, zihem me duar e me këmbë, kapërthehem; luftoj trup me trup. U kërleshëm me armikun. Kërleshen macet.
  • 3. vet. veta III edhe fig. Gërshetohet, plekset me diçka tjetër, ndërthuret; ngatërrohet, bëhet lesh e li. Iu kërleshën flokët. U kërleshën punët.