kërthazi
KËRTHAZI ndajf.
- 1. Brinjazi; këlliç. U shtri kërthazi. Ra kërthazi.
- 2. Shkarazi, rrëshqitazi, për anash; tërthorazi, së kithi. Shkoi kërthazi. E kapi kërthazi. I hodhi një vështrim kërthazi. E preu kërthazi.
- 3. Shkurtazi, për së shkurti. I ra kërthazi udhës.
- 4. përd. parafj. Anës dikujt a diçkaje. Kërthazi shtëpisë.