KËSHILLIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KËSHILLOJ, KËSHILLOHEM.
  • 2. Rrahje e përbashkët e mendimeve për të zgjidhur mirë një çështje; shkëmbim mendimesh me dikë. Këshillim popullor (këshillim me masat) metodë pune e organeve udhëheqëse partiake a të organizatave shoqërore ose e organeve shtetërore për të zgjidhur më mirë një çështje, duke marrë mendimin e masave të gjera të popullit.
  • 3. Këshillë. Sipas këshillimeve të mjekut.
  • 4. Masë e parë disiplinore kundrejt dikujt që ka bërë një gabim jo të rëndë. I dhanë një këshillim.