këshilltar
KËSHILLTAR I m.
- 1. Ai që jep këshilla, ai që këshillon dikë, këshillues.
- 2. Ai që është caktuar pranë një institucioni, një organizate etj. për të dhënë mendimin për çështje të ndryshme dhe për të ndihmuar me këshilla në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore a shtetërore. Këshilltar teknik (ushtarak, tregtar). Këshilltar ligjor. drejt. nëpunës me arsim të lartë juridik pranë zyrës së ndihmës juridike, i cili ndihmon popullin për t'u njohur me legjislacionin dhe në raste të veçanta merr pjesë edhe në gjyq. Këshilltar i posaçëm. Këshilltar i ambasadës.
KËSHILLTAR II m.
- Ai që është zgjedhur nga populli si anëtar i organit lokal të pushtetit shtetëror, anëtar i këshillit popullor; detyra e këtij të zgjedhuri. Këshilltarët popullorë. Detyrat (të drejtat) e këshilltarëve. U zgjodh këshilltar.