kështu
KËSHTU ndajf.
- 1. Në këtë mënyrë (për mënyrën se si kryhet veprimi); si mendohet a si dëshirohet, si pranohet në këtë çast. Kështu thonë. Nuk ecet më kështu. Nuk është kështu. Përse flet kështu? Kështu e ka zakon. Kështu qoftë! dua me gjithë zemër të jetë a të bëhet në këtë mënyrë.
- 2. Në po këtë mënyrë, në po këtë gjendje, njësoj (përdoret si fjalë e bashkëlidhur në fjalinë kryesore edhe me lidhëza të tjera në krahasime). Kështu e mendoja, kështu doli. Kështu si është, kështu do të mbetet. Kështu si ti, edhe unë.. .
- 3. Në këtë gjendje, siç është; kaq (për të shënuar shkallën e një cilësie, të një veprimi a të një gjendjeje, me kuptimin «kaq mirë, kaq bukur, kaq keq etj.»); pikërisht në këtë mënyrë, pikërisht kësisoj. Kështu i shtrirë siç është... Po kështu gjithashtu. Po kështu edhe.. . Kështu papritur?! Në qoftë se është kështu... Të dua edhe kështu si je.
- 4. Pa ndonjë qëllim të caktuar, pa një pikësynim të qartë, kot. Kështu, kot.
- 5. Me të vërtetë, sigurisht, po; siç duhet të jetë, shumë mirë, në rregull; ashtu. Kështu, shumë mirë! Kështu, të lumtë! Kështu, më rrofsh!
- 6. Përdoret në fillim të fjalive pyetëse ose si përgjigje për të shprehur habi a kundërshtim për atë që na kumtohet. Kështu ë?
- 7. si fj. ndërm. bised. Përdoret në fillim të fjalive që përmbyllin një mendim, me kuptimin «pra, si përfundim, atëherë». Kështu pra. Kështu, u ngrit dhe iku. Kështu, ju do të vini. Kështu, u morëm vesh. Kështu, nuk ka përse të shqetësoheni.
- 8. Përdoret në fillim të fjalive që zbërthejnë a plotësojnë një mendim të shprehur më parë, me kuptimin «për shembull». Kështu, kur ishte student, ai.. .
- Kështu që lidh. pra; prandaj; për këtë arsye. Si kështu?! përdoret në fjalitë pyetëse a pasthirrmore për të përforcuar pyetjen ose habinë. Kështu e kështu përdoret për të mos përmendur edhe një herë me radhë ato që kemi thënë ose kemi treguar më përpara. Kështu ose ashtu sido që të jetë, medoemos. Ku (për ku) kështu? ku po vete (po vemi) tani? Kështu e tutje këtej e tutje, paskëtaj. E kështu me radhë përdoret në fund të një fjalie për të përmbledhur një sërë gjërash a veprimesh që gjenden ose bëhen radhazi. Kështu (ashtu) i do mushka drutë shih te MUSHK/Ë,~A. Kështu e ka zënë mullëzën shih te MULLËZ,~A.