KËST m.

  • Secila nga pjesët e parave, që derdhen në afate të caktuara për të paguar një mall të blerë ose për të kthyer një shumë të hollash të huajtura, derisa të shlyhet e gjithë shuma. Kësti vjetor (mujor). Kësti i parë (i dytë). Ka shlyer dy këste. Jepej (shitej, blihej) me këste.