kaba
Shqip
redaktoniEmër
redaktonikaba f. muz.
- Iso me zë të trashë. Mbaj kaba.
- Pjesë muzikore popullore, e shtruar, që luhet zakonisht me gërnetë ose me violinë. Kaba përmetare. Kaba me gërnetë (me violinë, me dajre). Ia mori një kabaje.
- si mb. I trashë, që i ngjet basit. Zë kaba.
Mbiemër
redaktonikaba mb. bised.
- Që zë shumë vend dhe nuk mund të përdoret dot me lehtësi; që nuk është shumë i rëndë, por ka vëllim të madh (për sendet). Dollap kaba. Është kaba.
- Që nuk ka gjë brenda, i zbrazët përbrenda; i madh në dukje po me kokrra të rralla. Misër kaba.
- fig. Që nuk është punuar me mjeshtëri; që është bërë pa kujdes dhe pa shije (për një punë). Punë kaba.
- fig. Që nuk di të sillet, që i lëshon fjalët pa menduar mirë; i trashë nga mendja; i pagdhendur (për njerëzit). Njeri kaba.
- përd. ndajf. Pa gjykuar thellë, pa menduar shumë, pa i peshuar mirë fjalët; rëndë. Fliste kaba.
- Më vjen kaba më vjen rëndë.