KABINET m.

  • 1. Dhomë e veçantë në një institucion, që ka mjetet a pajisjet e duhura për të studiuar, për t'u konsultuar, për të bërë eksperimente etj.; dhomë pune e një studiuesi, e një nëpunësi me përgjegjësi etj.; institucion i vogël ndihmës për një punë të veçantë, qendër propagande e konsultimi për çështje të ndryshme të veprimtarisë shkencore e shoqërore. Kabinet pedagogjik (metodik). Kabinet pune. Kabineti i gjeografisë (i fizikës, i biologjisë). Kabineti i arsimit shëndetësor. Kabineti ministrit.
  • 2. Tërësia e ministrave që përbëjnë qeverinë e një shteti (në vendet borgjeze). Kabinet i ri. Kabineti i ministrave. Kryetari i kabinetit. Mbledhja e kabinetit. U formua (u ndërrua) kabineti. Ra kabineti.
  • Shkencëtar kabineti libr., keq. shkencëtar që ka shkëputur lidhjet me jetën, shkencëtar që nuk njeh praktikën revolucionare.