KADIFE f.

  • 1. Lloj pëlhure e trashë si stof, e endur me fije mëndafshi e leshi, që nga njëra anë është me push të dendur, të butë e të ndritshëm dhe që përdoret për veshje të sipërme, për perde etj. Kadife e kuqe (e verdhë). Kadife me vija. Xhaketë (pantallona, kostum) kadifeje. Fustan prej kadifeje. Perde kadifeje. Fabrika e kadifesë. Vesh dyert me kadife.
  • 2. përd. mb. Shumë i butë; i lëmuar e i ndritshëm, i kadifenjtë (zakonisht për pëlhurat, stofin e lëkurën).
  • Vë dorashka kadifeje përpiqet të tregohet i butë dhe i mirë për të mashtruar të tjerët. Lule kadifeje shih te LULE,~JA.