KAFAZ I m. 1. Dollap i vogël, i thurur me thupra ose me rrjetë teli, që shërben për të mbajtur zogj; thurimë me thupra druri a me shufra hekuri, që shërben për të mbajtur ose për të mbartur kafshë. Kafaz zogjsh (pëllumbash, kanarinash). Kafazi i derrave (i arinjve). E mbaj në kafaz. Mbyll në kafaz. Doli nga kafazi. 2. Dollap i madh, i thurur me shufra hekuri ose me rrjetë teli, që shërben për të mbajtur ushqime; thurimë ose kuti e veçantë, ku janë mbyllur pajisje të ndryshme. 3. Kanatë druri nga ana e jashtme e dritares; thurimë me shufra hekuri a me rripa dërrasash, që i vihet dritares nga jashtë për ta mbrojtur a për të mos lejuar që të shihet se ç'ka brenda në dhomë. Dritare me kafaz. Rrinte prapa kafazit.

  • Si bisha në kafaz shih te BISH/Ë, ~A. Ishte si bilbili në kafaz shih te BILBIL,~I. Kafazi i kraharorit anat. hapësira që formohet midis brinjëve të kraharorit, zgavra e kraharorit.

KAFAZ II m.

  • Nëpunës në shërbim të konsullit ose të një përfaqësie diplomatike; roja personale e konsullit ose e një zyrtari të lartë (në shtetet borgjeze; para Çlirimit edhe në Shqipëri).