kafshatë
kafshatë f.
- 1. Copë e vogël buke, aq sa nxë goja, që mund të përtypet njëherësh; pjesë e vogël nga një ushqim i fortë; kafshore. Kafshatë e madhe. Një kafshatë bukë. Kapërdij kafshatën. Ngjyej kafshatën. I mbeti (i ngeci) kafshata në fyt (në grykë).
- 2. Pak bukë e ushqim tjetër, pak të ngrëna. Hëngrën një kafshatë bukë dhe ikën.
- 3. fig. Gjë fare e vogël, që mund ta mbarosh a ta mposhtësh lehtë. Një kafshatë e ka atë.
- Për një kafshatë bukë për një shpërblim fare të vogël; sa për të mbajtur frymën, për bukën e gojës. Për kafshatën (për bukën) e gojës shih te GOJ/Ë,~A. I rrëmbeu (i mori) kafshatën nga goja dikujt i rrëmbeu gjënë e fundit që kishte për të jetuar; e la pa bukë, pa mjetet më të domosdoshme për jetesë. Ndan kafshatën e gojës (kafshatën e fundit) me dikë e ndihmon me gjithçka edhe kur vetë është në kushte të vështira, e ndihmon pa kursim; i jep dikujt për ta ndihmuar edhe mjetin e vetëm të jetesës. I numëronte kafshatat dikujt e mbante dikë me bukë, por me shumë kursim, i jepte aq sa të mbante shpirtin. Të numëron kafshatat është shumë dorështrënguar. Kafshata e madhe të zë fytin fj. u. mos lakmo shumë se mund ta pësosh!