kaish
KAISH m. bised.
- 1. Rrip mesi i ngushtë; qengël, nënbarkëse; rrip. Kaish i trashë (i fortë). I shtrëngoi kaishin.
- 2. Rrip lëkure që e përdor berberi për të mprehur briskun. Mpreh briskun në kaish.
- 3. fig. shar. Njeri i trashë nga mendja, rrip. Ishte kaish fare.