KAKARISJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes KAKARIS.
  • 2. Zëri karakteristik, i mprehtë e i ndërprerë, që nxjerr pula kur bën vezë ose kur trembet. Dëgjoheshin kakarisjet e pulave.
  • 3. bised., mospërf. Zë i mprehtë e i ndërprerë, që nxjerr dikush kur qesh fort.
  • 4. bised. Zhurmë me kërcitje të ndërprera e të njëpasnjëshme, krikëllimë. Kakarisjet e mitralozit.