kalb
KALB kal.
- 1. Prish diçka duke e mbajtur në një vend të mbyllur e të paajrosur, në ujë a në një vend të lagët etj. Shiu i kalbi drutë.
- 2. fig. E tret dalëngadalë, e shkatërroj, ia prish shëndetin; e bëj të dërmohet, të humbasë njomësinë e gjallërinë. I kalbi kurbeti. E kalbi sëmundja. E kalbën në burg.
- 3. vet. veta III fig. E dobëson a e prish moralisht, ia prish karakterin. Ia kalbi shpirtin.
- E kalbi (e ngordhi) në dru shih te DRU,~JA 2. Na kalbi dimri po bën dimër i gjatë edhe me shumë lagështi. Na kalbi shiu po bie shi prej shumë kohësh, nuk po pushon shiu. Pema e kalbur kalb (kalbëzon) edhe shoqet fj. u. shih te PEM/Ë,~A.