KALBËZOHET vetv.

  • 1. Fillon të prishet, nis të kalbet; kalbet. U kalbëzuan domatet. Rrënjët ishin kalbëzuar.
  • 2. Fillon të zërë qelb e të gangrenizohet; kalbet. Iu kalbëzua krahu.
  • 3. fig. Prishet nga ana morale, shkon në rënie, fillon të prishet nga brenda, fillon të kalbet. Iu kalbëzua ndërgjegjja. Rendi kapitalist është kalbëzuar me kohë. Imperializëm që po kalbëzohet.