KALIBRUAR mb.

  • 1. tek. Që i është dhënë forma a madhësia e duhur e përfundimtare; që është bërë me kalibrin e duhur; që është matur me kalibër (për një detal, armë, predhë etj.). Armë të kalibruara. Detal i kalibruar. Vrimë e kalibruar.
  • 2. spec. Që është klasifikuar sipas madhësisë, formës e cilësisë. Farë e kalibruar.