KALLAUZ m. vjet.

  • 1. Njeri që e njeh mirë vendin përreth dhe që udhëheq dikë për t'i treguar rrugën, udhërrëfyes. Gjeti një kallauz. I udhëhiqte kallauzi. U bë kallauz.
  • 2. keq. Njeri i paguar që vihet në shërbim të dikujt dhe i tregon atij gjithçka, spiun. U bë kallauz i turqve. E vranë kallauzin.
  • 3. Dashi ose cjapi me këmborë që udhëheq kopenë, përçor.
  • 4. Ndërmjetës; shkes, mbles. Ishte martuar me kallauz.
  • 5. Çelës, me të cilin mund të hapen disa dyer, çelës kopil. E hapi me kallauz.
  • 6. Kunj prej metali ose prej druri, që përdoret për të hapur vrima, ku duhet të futet një gozhdë ose diçka tjetër.
  • Fshati që duket s'do kallauz fj. u. shih te FSHAT,~I.