KALLDRËM m.

  • Rrugë e shtruar me gurë të vendosur njëri pranë tjetrit; shtresa me gurë e një rruge, e një oborri etj. Kalldrëm i ngjeshur (i çlirët). Kalldrëm me breza. Kalldrëm me zhavorr. Kalldrëmet e qytetit. Kalldrëmi i oborrit. Rrugë me kalldrëm. Mbi gurët e kalldrëmit. E shtruan me kalldrëm. Dolën në kalldrëm. E bënë kalldrëm e shtruan me kalldrëm.