KALLI m.

  • 1. Pjesa e bimës së një drithi, që ka kokrrat të mbledhura në një vend (në majë të kërcellit ose rreth një koçani). Kalli i vogël (i madh). Kalli i thjeshtë (i përbërë). Kalli i degëzuar. Kalli gruri (elbi, thekre, orizi). Kalli misri. Kalli pa bukë. Fëshfërima e kallinjve. Zë (lidh, lëshon, nxjerr) kalli. Mbledh kallinj. Mbushet kalliri. Kalliri plot e mban kokën poshtë, kalliri bosh e mban përpjetë. fj. u.
  • 2. Lulesë në trajtë vile, pa bisht ose me bisht shumë të shkurtër, që nxjerrin disa bimë barishtore.
  • 3. Fyelli i këmbës nga kyçi deri në gju, kërciri i këmbës; pjesa e çorapit që mbulon kërcirin e këmbës, qafa e çorapit.
  • 4. Pjesa e krahut nga bërryli deri te dora, parakrah.
  • Mbeti kalli
  • a) mbeti fill i vetëm;
  • b) mbeti lakuriq, pa rroba; mbeti i varfër, i shkretë, pa mjete jetese. E bëri kalli e dërmoi, e shkatërroi, e bëri pluhur e hi, e bëri kallame. E çuku (e çeku) në kalli e preku në plagë, e preku atje ku i dhemb; e preku në pikën më të dobët. Kalli e killë shih te KILL/Ë,~A. Kalli pa bukë mospërf. shih te BUK/Ë,~A. Korr përmbi kallinj merret me punë që s'japin fryt, punon kot. I bie kashtës përmbi kallinj tall. shih te KASHT/Ë,~A. Krimbi i kallirit zool. shih te KRIMB,~I 2.