KALLKAN m.

  • 1. Akull; hell akulli. Copë kallkani. Është bërë lumi kallkan ka zënë lumi një shtresë të trashë akulli, ka ngrirë, është bërë akull. Është bërë rruga kallkan ka zënë rruga një shtresë akulli, ka ngrirë. Iu bënë këmbët (duart) kallkan. U bë kallkan iu ftohën e iu bënë si akull gjithë gjymtyrët e trupit. I kishte rrobat kallkan. Mbeti kallkan.
  • 2. Hapësirë midis çatisë dhe pjesës së sipërme të murit anësor nën strehët e një shtëpie; hatull. E zuri (e mbylli) kallkanin.
  • 3. Mur i hollë, pa derë e pa dritare, që ndan dy kthina të një shtëpie, ndërmjetëz, çatma.
  • 4. krahin. Mburojë, shqyt.
  • 5. krahin. Lloz hekuri për të mbyllur portën.
  • Bëhet kallkan ngurtësohet, forcohet. U gdhi kallkan u gdhi i vdekur. I rri kallkan dikujt i rri përballë dikujt pa u lëkundur e pa pasur frikë prej tij, i qëndron pa u tundur.