kallm
KALLM m.
- 1. bot. Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të gjatë, të hollë e të fortë, që rritet nëpër moçale dhe përdoret për të bërë tavanet e shtëpive etj., kundje. Tavan me kallma.
- 2. bot. krahin. shih KALLAM,~I I.
- 3. Petës.
- 4. Pjesa e çorapit nga kyçi i këmbës deri në gju.
- 5. Kërcell bimësh i hollë e i gjatë dhe bosh përbrenda; diçka e hollë, e gjatë dhe e drejtë që i ngjan kallamit. Kallmi i parmendës.
- 6. Rrip toke që mbillet zakonisht me perime, vllajë.