KALLO f.

  • Pjesa e lëkurës në dorë a në këmbë që është forcuar nga fërkimi ose nga të vrarët (kur punojmë me vegla dore, kur na vret këpuca etj.). Duar me kallo. Bar për kallot. Iu bë një kallo.
  • E shkeli (e preku) në kallo (në lyth) dikë e preku atje ku i dhemb më shumë, e preku në plagë; e preku në pikën më të dobët; i preku interesat vetjake. I ka duart me kallo ka punuar shumë; është punëtor i madh; gjithë jetën ka qenë punëtor.