KALORËSIAK mb.

  • 1. Që lidhet me kalorësin, që i përket kalorësit, që është veti e kalorësit, prej kalorësi (në kuptimin 3); kalorës. Sjellje kalorësiake. Dashuri kalorësiake.
  • 2. let. Që trajton tema të jetës së zbrazët e të veprimtarisë së feudalëve oborrtarë në mesjetë (në disa vende të Evropës). Letërsia kalorësiake. Poemë kalorësiake. Roman kalorësiak. Heronj kalorësiakë.