kalore
KALORE I f.
- 1. Thupër, me të cilën godasin kalin, mushkën etj. për t'i nxitur që të ecin më shpejt; purtekë e hollë.
- 2. përd. mb. fig. E hollë e truphedhur, e hajthme; që ngrefoset e kapardiset, që ecën me kokën përpjetë (për vajzat e gratë).
KALORE II f.
- 1. Secila nga dy shpatullat e sipërme të samarit.
- 2. Rripi mbi vithet e kafshës, që lidh samarin me nënbishten a me palldëmin.
- 3. Pjesa e kapistrës që i vihet kalit, mushkës etj. në hundë.
- 4. Cipë e drunjtë brenda arrës, që ndan thelpinjtë. I heq kaloren arrës.
- 5. Tjegulla që vihet sipër dy tjegullave të tjera të kthyera me lug përpjetë (në çati).
- 6. përd. mb. Qepje kalore: mënyrë qepjeje me zigzage duke e hedhur perin sipër buzëve të copës; qepje jo e kujdesshme; qepje e përkohshme me dorë, mbi të cilën shkohet një tegel me makinë.
- 7. përd. ndajf. në vijë të drejtë, me zigzage; jo me kujdes; përkohësisht (kur qepin); kaluar. Qep kalore.