KALTËRUAR mb.

  • 1. Që është bërë i kaltër, që ka marrë ngjyrë të kaltër; që ka marrë një ngjyrë të errët si të kaltër, që është murrëtyer (për fytyrën, duart etj.) Me thonj të kaltëruar.
  • 2. I kaltër. Ngjyrë e kaltëruar.
  • 3. si em. ~, ~I (i) m. ~, ~IT (të) euf. Kufomë trupi i të vdekurit, i vdekuri.
  • 4. si em. ~, ~I (i) m. ~, ~IT (të) fig. Ai që pëson një fatkeqësi të madhe a që goditet nga një e keqe e madhe. I kaltëruari! i ziu, i shkreti, i mjeri! Ç'e gjeti, të kaltëruarin!