KALUAR mb.

  • 1. Që ka kaluar (për kohën, vitin, ditën etj.); që është bërë, është kryer ose ka ndodhur disa kohë përpara; që ka përfunduar, që është mbaruar; që ka jetuar shumë kohë më përpara, që nuk është më; i shkuar. Ngjarje e kaluar. Etapë e kaluar. Në mësimin e kaluar. Në kohët e kaluara. Natën (vitin, javën) e kaluar. Herën e kaluar. Të dielën e kaluar të dielën e fundit që kaloi. Gjëra të kaluara gjëra që kanë kaluar dhe s'kanë shumë rëndësi. Brezat e kaluar.
  • 2. Që ka filluar të plaket, i thyer, i shkuar (në moshë); i vjetër. Burrë i kaluar. Grua e kaluar. Në moshë të kaluar.
  • 3. Që i ka kaluar koha, që s'vlen më, që s'është më i kohës. Modë e kaluar. Zakone të kaluara.
  • 4. gjuh. f. E shkuar. Kohët e kaluara të foljes.
  • 5. si em. ~, ~I (i) m. kryes. ~, ~IT (të). Ai që ka filluar të plaket, ai që ka një moshë të thyer. Nderimi për të kaluarit (nga mosha).

KALUAR ndajf.

  • 1. Hipur në kalë, jo më këmbë; shaluar, kalëshalë, ashtu si në kalë. Hipi kaluar. Rri kaluar. Shkon (vjen, shëtit) kaluar. Rrinte kaluar mbi degë (mbi mur).
  • 2. Kaliqafë; kalakiç. E mori kaluar.
  • 3. fig. Pa pasur vështirësi a shtrëngesë, pa halle, shkujdesur; në një gjendje më të mirë se të tjerët, duke qenë në fitim; pa u shqetësuar shumë, pa u bërë merak shumë, pa ndonjë ndjenjë të thellë përgjegjësie. Është kaluar. I bën hesapet kaluar. Flet kaluar.
  • 4. Me zigzage, jo në vijë të drejtë; rrallë e rrallë me dorë, shkel e shko (për mënyrën e të qepurit), kalore. Qep kaluar.
  • 5. Njëri mbi tjetrin që të puthiten mirë; bindërme.

KALUAR f.

  • Kohë e kaluar, periudhë e kaluar; ngjarje në kohën e kaluar; jeta dhe veprimtaria e dikujt në kohë të kaluar. E kaluara e lavdishme. E kaluara e hidhur. Ngjarje e së kaluarës. Mbeturina (njolla) të së kaluarës. I përket së kaluarës. Nuk e harrojmë të kaluarën. E njohin mirë të kaluarën. Trashëgohet nga e kaluara. Ka të kaluar të mirë. Në krahasim me të kaluarën. Të kaluara! bised. urim që i bëhet dikujt, zakonisht pasi është shëruar ose kur është i sëmurë, me kuptimin «qofshin të kaluara, qoftë harruar, u shërofsh së shpejti dhe e harrofsh sëmundjen, mos u përsërittë më (sëmundja)!»