KALUESHMËRI f. libr.

  • 1. Mundësia që ka a që jep një vend, një shteg etj. për të kaluar nëpër të; të qenët i kalueshëm. Kalueshmëria e shtegut. Kalueshmëria e malit (e qafës së malit).
  • 2. Mundësia për të kaluar në një klasë a në një kategori më të lartë; përqindja e nxënësve a e studentëve që kalojnë klasën. Kalueshmëri e lartë (e plotë, e ulët). Përqindja e kalueshmërisë. Është ngritur (është rritur) kalueshmëria.