kancer
KANCER m.
- 1. mjek., veter. Sëmundje e rëndë, që shfaqet zakonisht me një bullungë në lëkurë ose në një organ, e cila vjen duke u rritur dhe shkatërron indet e organet e tjera përreth; tumor i keq që përhapet me shpejtësi në gjithë trupin e njeriut ose të kafshës. Kanceri i mushkërive. Kanceri i kockave. Kancer në gjak leucemi.