KANISTËR f.

  • 1. Enë e thurur prej xunkthi, si shportë e hapët dhe jo e thellë, zakonisht e rrumbullakët e me përmasa të ndryshme, me anë pak të kthyera nga jashtë e me dy veshë, që përdoret për të mbajtur rroba, bukë, pemë etj. Kanistër e madhe (e vogël). Kanistër për rroba. Kanistër me fiq. Kanistër me lule. Kanistra e bukës. Thurës kanistrash. Mbushin kanistrat.
  • 2. Thurimë në trajtë disku, e bërë prej xunkthi ose prej litarësh të dhirtë, që përdoret në punishtet e vajit për të shtrydhur ullinjtë.
  • 3. Thurimë me kallinj gruri, që bëjnë fëmijët dhe e varin në muret e shtëpisë për zbukurim.