kantier
KANTIER m.
- Vend a shesh zakonisht i rrethuar, ku janë grumbulluar materiale e pajisje të ndryshme dhe ku punohet për ndërtimin e një fabrike, të një hidrocentrali etj.; qendër e përkohshme pune e banimi për ndërtues, montues etj. Kantier i ri. Kantier ndërtimi. Kantier bonifikimi. Kantieri i hidrocentralit. Kantieri detar (i anijeve) vendi pranë skelës ku ndërtohen e ndreqen anijet. Inxhinieri (përgjegjësi) i kantierit. Në fabrika e kantiere. Shqipëria është një kantier i madh ndërtimi.