KAPËRTHEHEM vetv.

  • 1. Kapem për fyti ose për beli dhe mundem me dikë; zihem, kacafytem, përleshem keqas me dikë. U kapërthyen si gjelat. U kapërthyen me armikun.
  • 2. Grindem (me fjalë) me dikë.
  • 3. fig. Kam aq shumë punë sa nuk ia dal dot t'i kryej; zihem me shumë punë; jam i pleksur a i ngatërruar në shumë punë.
  • 4. vet. veta III. Ngatërrohet, koklohet, plekset. Penjtë janë kapërthyer. Rrënjët kapërthehen.
  • 5. vet. veta III fig. Gërshetohet, plekset, përzihet. Mendimet i kapërtheheshin.
  • 6. Pës. e KAPËRTHEJ.