kapardisem
KAPARDISEM vetv.
- 1. Rri ulur dhe i mbështetur në një vend, duke shtrirë krahët e këmbët; qëndroj me këmbë ose eci duke u ngrefosur si gjel; krekosem. Kapardisej këmbë mbi këmbë. Kapardisej nëpër qytet. Kapardisej (krekosej) si maçoku në thekër. Kapardisej si gjeli majë plehut. Kapardisej si qeni në qerre.
- 2. Mbahem me të madh, lavdëroj veten, mburrem; i jap vetes shumë rëndësi.