kapem
KAPEM vetv.
- 1. Zgjat dorën dhe rrok diçka a dikë për t'u mbajtur ose për t'u mbështetur; i jap dorën dikujt dhe ai më jep të tijën për t'u lidhur për dore me njëri-tjetrin ose për të shtrënguar radhët. Kapem pas degës. Kapem në parmak e mbahem. U kapën dorë për dore. S'di (s'kam) ku të kapem.
- 2. edhe fig. Zihem a përleshem me dikë; grindem. U kapën njëri me tjetrin. U kapën me fjalë.
- 3. I ngjitem një mali, një kodre etj.; i qepem. Iu kapën malit.
- 4. Nisem nga diçka, mbështetem diku për të zbërthyer një çështje, për të diskutuar, për të bërë një punë etj.; i vë më shumë rëndësi diçkaje. U kap te një fjalë. Kapem pas hallkës kryesore. Kapet pas gjërave të vogla. Kapemi pas përvojës të përparuar. Kapemi pas detyrës themelore. S'di nga të kapet.
- 5. Filloj të mëkëmbem nga ana ekonomike e të pasurohem, mirosem. U kap ato kohët e fundit.
- 6. Pës. e KAP. U kap rob. U kap nga partizanët. U kapën në befasi.
- S'di nga kapet diçka nuk di fare si përdoret (një aparat, një armë etj.). Kapet pas shkumave (për shkume) shih te SHKUM/Ë,~A. Kapet pas degëve (e jo pas trungut) shih te DEG/Ë,~A. U kap (u zu) për fyti (për gryke) me dikë shih te FYT,~I. Kapet (mbahet) pas fijes së kashtës (së flokut, së perit) shih te FIJ/E,~A. S'kapet qielli me dorë fj. u. shih te QIELL,~I. Nga peri mund të kapet edhe lëmshi fj.u. shih te PE,~RI.