KAPIT kal.

  • 1. E lodh tepër një njeri a një kafshë pune, duke e detyruar të bëjë një punë jashtë fuqive; e lodh jashtë mase, sa e bëj gati të rrëzohet përtokë; rraskapit. E kishte kapitur puna e rëndë. Na kapiti vapa. E kapiti kalin.
  • 2. Përkul pak, ul pak; var. Kapiti festen mënjanë. Kapiti kokën. Kapit sytë mbyll kapakët e syve (kur më vjen gjumi), më vjen gjumë, më flihet.