kapital
KAPITAL m.
- 1. ek. Vlera materiale (mjete prodhimi, para etj.) në duar të kapitalistëve, nga të cilat ata nxjerrin fitime, duke shfrytëzuar egërsisht punëtorët me mëditje nëpërmjet përvetësimit të mbivlerës. Kapitali themelor. Kapital industrial (financiar, tregtar). Kapitali i përhershëm (i ndryshueshëm). Kapitali monopolist. Kapital i vdekur pasuri që nuk sjell fitime. Përqendrimi i kapitalit. Grumbullimi (akumulimi) fillestar i kapitalit. Eksportimi i kapitalit.
- 2. bised. Shumë e madhe parash; pasuri. Kishte kapitale. Ka vënë (ka siguruar) kapital.
- 3. Klasa e kapitalistëve, borgjezia; kapitalizëm. Vendet (bota) e kapitalit. Pushteti i kapitalit. Lufta kundër kapitalit. Kontradiktat midis punës e kapitalit.
- 4. fig. Diçka me vlerë të madhe, diçka shumë e çmuar. Njeriu është kapitali më i çmuar. Fitoi kapital politik i siguroi vetes epërsi politike, fitoi diçka me shumë rëndësi nga ana politike.
- Kapital i vdekur libr. shih te VDEKUR (i,e). E marr diçka për kapital edhe moh. libr. e quaj si qind për qind të vërtetë atë që thuhet, e quaj si një gjë të rëndësishme; i vë më tepër rëndësi sesa duhet.
KAPITAL mb.
- 1. libr. Kryesor dhe shumë i rëndësishëm, i dorës së parë, themelor; shumë i madh; shumë i rëndë. Çështje kapitale. Problem kapital. Vepër kapitale. Me rëndësi kapitale. Dënimi kapital dënimi më i rëndë, dënimi me vdekje.
- 2. tek. I përgjithshëm, i plotë. Riparim kapital.
- Investime kapitale ek., zyrt. mjete që përdoren në industri ose në ndërtime për zgjerimin e fondeve themelore të ekonomisë popullore. Ndërtime kapitale ndërtime në industri ose në fusha të tjera të ekonomisë, që bëhen për zgjerimin e fondeve themelore të ekonomisë popullore.