KAPITULL m.

  • 1. Secila nga pjesët kryesore të njëpasnjëshme, në të cilat ndahet lënda e një libri, e një rregulloreje etj. sipas çështjeve që trajtohen; përmbajtja e secilës prej këtyre pjesëve; kreu. Kapitulli i parë (i dytë, i fundit). Titulli i kapitullit. Ndahet në disa kapituj.
  • 2. fig. Çështje e madhe për të cilën flasim. Është një kapitull i ri (i rëndësishëm). E mbyllën këtë kapitull. Përbën një kapitull më vete.