KAPLLADIT kal.

  • 1. I vë çarçafin jorganit; e vesh me një plaçkë ose e zbukuroj me fije ari (një kanape, kolltuk etj.). Kaplladit jorganin. Kaplladit kolltukun.
  • 2. Zë me pe a me gjilpërë një rrobë të grisur.
  • 3. Pllakos, kaploj.
  • 4. vet. veta III fig. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Më pushton një ndjenjë (gëzimi, hidhërimi etj.), më kaplon. E kaplladiti gjumi.