KAPOSH m.

  • 1. Këndes, gjel. Kaposh i egër. zool gjel i egër. Kaposh deti gjel deti.
  • 2. fig. Ai që shet mend, njeri mendjemadh, ai që ngrefoset si gjel e mburret. Është bërë kaposh.
  • 3. zool. Milingonë e madhe që e ka trupin në ngjyrë të kuqërreme, kacagjel.
  • 4. Pupagjel, pufkë. Kërcejnë kaposhët.
  • 5. Lloj qëndisme me kryqe.
  • Një kaposh (një këndes, një kokosh) plaçka shih te KËNDES,~I. Kapardisej (krekosej) si kaposhi (si gjeli, si këndesi) majë plehut shih te GJEL,~I. Mbeti (katandisi) kaposhi (kokoshi) një thelë shih te THEL/Ë, ~A. Pendë kaposhi bot. shih te PEND/Ë,~A.