KAPSULË f.

  • 1. bot. Fryti i thatë i disa bimëve, që ka shumë dhomëza të mbushura me fara. Kapsula e hashashit.
  • 2. farm. Kësulëz prej letre të hollë, prej amidoni etj., që mbështjell një sasi bari pluhur; kokrra që bëhet kështu. E shesin në kapsula. Piu dy kapsula.
  • 3. Enë e vogël në trajtë gjysmërruzulli që përdoret për punë të ndryshme në laborator. Kapsulë porcelani (platini).
  • 4. anat. Ind a cipë si qeskë që mbështjell organe të ndryshme; kokrra që formohet kështu. Kapsulë dhjamore. Kapsula e shpretkës. Kapsula e veshkës. Mbështillet me kapsulë.