KAQ

I. ndajf.

  • 1. Në këtë sasi, shkallë a masë, sa përmendet në fjalinë tjetër; përdoret po me këtë kuptim si fjalë e bashkëlidhur në fjalinë kryesore (në fjalinë e varur i përgjigjet fjala sa). Kaq rrojti. Kaq i fortë ishte. Na ka sjellë kaq të mira. Edhe një herë kaq sa jam.
  • 2. Në një shkallë të lartë ose në një masë a sasi të tillë të madhe, më shumë nga ç'mendonim ose nga sa pritnim, shumë; përdoret po me këtë kuptim si fjalë e bashkëlidhur në fjalinë kryesore (në fjalinë e varur i përgjigjet fjala sa). Kaq mirë. Kaq shpejt. Kaq afër. Kaq vështirë. Kaq bukur. Kaq poshtë. Kaq thjesht. Kaq ngrohtë. Kaq shumë. Kaq më dhembi sa ... E dua kaq shumë sa.. . Jam kaq i zënë sa. . . Jo dhe kaq.
  • 3. Mjaft, jo më shumë. Kaq, s'dua më. Kaq, mos hidh më shumë! Kaq kushton. Vetëm kaq. Kaq dita, kaq thashë. Kaq më tha. Me kaq mbledhja mbaroi. E lëmë me kaq.
  • 4. Pak, në këtë shkallë a masë të vogël e të kufizuar në krahasim me atë që duhet, në një shkallë a masë që nuk na kënaq. Kaq mendon ai. Kaq di. Kaq ia pret. Për kaq punë.

II. pakuf.

  • 1. Përdoret zakonisht pranë një emri me kuptimin «shumë» (kur sendet ose frymorët që shënohen nga emri janë pranë nesh në hapësirë e në kohë). Kishte kaq njerëz. Pas kaq e kaq përpjekjesh pas shumë përpjekjesh. Kaq ditë (javë, vjet). Kaq e kaq herë. Erdhën kaq vetë, sa s'i nxinte dhoma. Punon me kaq kujdes sa ...
  • 2. Përdoret pranë një emri me kuptimin e përgjithshëm «pak», për të treguar një sasi a masë më të vogël sesa mund të pritej. Kaq fuqi (aftësi) ka. Kaq mend ka. Kaq të holla ka.
  • Kaq sa... përdoret si lokucion lidhëzor për të lidhur dy fjalë me marrëdhënie shkak-rrjedhim. Jo vetëm kaq fj. ndërm. përdoret për të treguar se, përveç kësaj që po thuhet, ka edhe të tjera, se kësaj që po thuhet i duhet shtuar diçka. Aq e kaq shih tek AQ. Kaq (aq) sa duhet shih te DUHET. Kaq (aq) e pati zakon. iron. shih tek AQ. Kaq (aq) dua! shih tek AQ. Kaq e ka çapin (hapin) shih te ÇAP,~I 1. U bë edhe (një herë) kaq (aq) u gëzua shumë, iu bë zemra mal. Sikur kaq (sa të kalit) ta bësh dhëmbin! shih te DHËMB,~I.