karabojë
KARABOJË f.
- 1. Bojë e zezë ose kafe, e përgatitur në mënyrë të veçantë, e cila përdoret për të ngjyer lëkurët ose për t'u ndryshuar ngjyrën këpucëve, çantave etj. që kanë ngjyrë të çelur. Karabojë e zezë (kafe). Ngjyej (bëj) me karabojë. I jap karabojë.
- 2. Lëndë kristaline, me ngjyrë të gjelbër, e tretshme në ujë, e cila përdoret për të spërkatur në pranverë pemët që të mos dëmtohen nga parazitët kërpudhorë. Spërkat me karabojë.
- U bë karabojë u vrenjt a u nxi në fytyrë; u zemërua e u inatos.