KARKALEC m.

  • 1. zool. Kandërr me trup të madh e me krahë zakonisht në ngjyrë si të gjelbër, me këmbë të gjata, që kërcen me shkathtësi e fluturon larg dhe që dëmton rëndë të lashtat. Karkalec i gjelbër. Karkalec i murrmë. Tufë (re) karkalecash. Shfarosja e karkalecave. Kërcen si karkalec.
  • 2. zool. Kafshë deti që i ngjet kësaj kandrre, që e ka trupin të mbuluar me luspa rrathë-rrathë në ngjyrë të gjakut dhe që ka mish të shijshëm. Karkaleca deti. Gjuaj karkaleca.
  • 3. bised., tek. Ekskavator i vogël, që përdoret për hapjen e kanaleve, të transheve ose të themeleve të shtëpive, për zhvendosje dheu etj.
  • 4. fig. Njeri me trup të gjatë, të hollë e të dobët; njeri me trup të lehtë, që lëviz e kërcen shumë.
  • Ngeci karkaleci tall. thuhet kur dikush ngec në një punë ose bie ngushtë dhe nuk di si t'ia bëjë.