karnaval
KARNAVAL m.
- 1. Festim me karakter fetar që bëhet në fillim të pranverës dhe vazhdon disa ditë, gjatë të cilave njerëzit dalin nëpër rrugë e hedhin valle me maska, të veshur me rroba jo të zakonshme (në disa vende të Evropës e të Amerikës; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Ditë (natë) karnavalesh.
- 2. fig. Njeri i veshur në mënyrë jo të rregullt, që i bën të tjerët të qeshin; palaço. Ç'është bërë kështu, karnaval!
- 3. fig. Punë qesharake, veprim jo serioz.