karroqe
KARROQE f.
- 1. vjet. Enë e drunjtë, e rrumbullakët dhe me një dorezë, që nxinte tetë deri dhjetë kilogramë dhe që përdorej si masë drithi; sasia e drithit që nxinte një enë e tillë. Një karroqe misër (fasule). Bleu pesë karroqe grurë.
- 2. krahin. Vedër.
- 3. fig. mospërf. Njeri i trashë nga mendja, të cilit s'i hyn asgjë në kokë.
- U bë karroqe (tapë, thumb, livadh, xurxull, bërryl, fushë) thjeshtligj. shih te BËHEM.