KATASTROFË f. 1. Fatkeqësi e madhe që vjen papritur dhe shkakton pasoja të rënda a shumë viktima; shkatërrim i madh e tërësor. Katastrofë ajrore. 2. Tronditje e madhe a krizë që sjell shkatërrim në jetën familjare ose shoqërore; dështim i madh e i bujshëm, falimentim i plotë e i rëndë. Katastrofë politike (ekonomike). Katastrofë familjare. Pasojat e katastrofës. Në pragun e katastrofës. Gjendet (është) para katastrofës. E shpuri (e çoi) në katastrofë. 3. let. Ngjarje vendimtare, që vjen në mënyrë të papritur në fund të pjesës dhe zgjidh dramën me pasoja tragjike për heroin.