KATRANOS kal.

  • 1. Lyej me katran, bëj me katran. Katranos rrotat (e qerres).
  • 2. thjeshtligj. Fëlliq, ndot.
  • 3. fig. thjeshtligj. E bëj keq një punë, nxjerr një prodhim me cilësi të dobët; e bëj më keq, e prish në vend që ta ndreq; e bëj për dreq, e djallos; e ngatërroj, e ndërlikoj (një punë a një çështje). E katranosi fare punën. E katranosi gjellën.
  • 4. fig. thjeshtligj. Rregulloj disi (një gjë a një punë). Nuk e katranos dot. E katranosi më në fund.