KAZERMË f.

  • 1. Ndërtesë e madhe mjaft e thjeshtë, ku flenë ushtarët; vendi ku është vendosur për një kohë të gjatë një repart ushtarak, së bashku me fjetoret dhe zyrat. Ndalim kazerme. vjet. ndalim liridaljeje për ushtarët si masë dënimi. U kthye në kazermë. Dogjën kazermat e armikut.
  • 2. keq. Shtëpi, ndërtesë e madhe me kushte jo të mira për banim a për punë.
  • Ushtri e kazermës keq. ushtri që i ka shkëputur lidhjet me masat e gjera të popullit, që zbaton formalisht rregulloret dhe nuk njeh kërkesat e Luftës Popullore.