keqem
KEQEM vetv.
- 1. Bëhem keq; bie në një gjendje të vështirë; bëhem më keq, keqësohem. U keq nga shëndeti.
- 2. I kthej dikujt përgjigje me zemërim; i flas dikujt me zë të lartë, me inat e me të egër; i kërcënohem. Iu keq i ati të birit.
- 3. Zihem me dikë, grindem; zemërohem. U keqën e s'flasin.